Aktores dhe moderatores Rudina Dembacaj i është bërë publike edhe fejesa e saj me Eduart Grishajn, i cili tashmë ka nje fëmijë me moderatoren Arbana Osmani, por për këtë të fundit moderatorja ka zgjedhur të mos flasë në publik.
E ftuar së fundmi në “Why Not”, Rudina u pyet nga rubrika “pyetje nga Instagrami”:
“Flet me Eduartin, të fejuarin e parë?” Moderatorja nuk ka vonuar aspak për përgjigjjen ironizuese:
“Kush është ky? Unë s’jam mirë me morien fare, mbaj mend vetëm numra”, është shprehur Rudina Dembacaj.