Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku para 2 vitesh u bënë prindër për herë të parë, të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.
Menjëherë pas lindjes Besi i kushtoi një tatuazh të voglës, ndërkohë që Xhensila e ka sf iduar ditën e sotme me një tjetër shumë më të veçantë.
Këngëtarja e ka menduar me detaje këtë tatuazh dhe shkronjat e Ajkës i ka ndarë në dy duar, të tilla që kur ato të bashkohen për lutje të formojnë emrin e vogëlushes. “Lutja ime”, shkruan Xhensila. Ajo ka shkruar edhe një citim nga Bibla.
“Të gjithë fëmijët e tu do të mësohen nga Zoti dhe madhështia do të jetë paqja e tyre…Isaiah 54:13”. Ky tatuazh kaq i veçantë duket se i ka emocionuar të gjithë, të cilët nuk kanë hezituar të komentojnë pozitivisht.