Rozë

Fut në shèrr më keq Luizin, ja çfarë ka shkuar i ka thënë Kiarës për të Olta

Mëngjesi i sotëm ka nisur shumë i qetë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Kiara Tito, ndryshe nga herët e tjera, është parë më e distancuar nga Luizi.

Ajo ishte ulur në një tavolinë me Oltën dhe Nitën, të cilat komentuan sjelljen e saj të një dite më parë. Olta i tha se i kishte pëlqyer shumë qëndrimi që mbajti, mirëpo shtoi se nëse do ishte në vendin e saj, do reagonte ndryshe.

“Dje më ka pëlqyer shumë sjellja jote. Më ke lënë pa fjalë. E gjitha situata edhe pas. Unë do kisha reaguar shumë keq.”

Ditën e djeshme u zhvillua një debat i ashpër mes Luizit dhe Kiarës në shtëpinë e BBV. Kiara ishte e tensionuar pasi Lui bëri që të prishte lojën, të cilën vajzat nëse do të fitonin do të merrnin avantazh. Kiara u shqetësua madje edhe ka qarë pasi Luizi e mbështeti te lavamani dhe nuk e linte dilte.

Pas situatës së krijuar në tualet, Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një diskutim të ashpër me Luizin. Ajo i tha Luizit që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.

Ndërkohë, Luizi i tha Kiarës se nuk i bëri asgjë, as nuk e preku, po thjesht po qëndronte te lavamani. Ajo tha se nisi të qante sepse nuk po merte dot frymë dhe se pavarësisht kësaj, Luizi nuk e mori mundimin të largohej nga aty.

Diskutimi vijoi edhe në dhomën e garderobës, ku Kiara i tha Luizi se ka nevojë për hapësirën e saj dhe se veprimi që ai bëri në tualet është i pafalshëm.

MË TË LEXUARAT

To Top