Përfundon pas një orë mbledhja e udhëheqësve të G7. Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi virtual të enjten, udhëheqësit e G7 thanë se presidenti rus Vladimir Putin ka “rifutur luf tën në kontinentin evropian”.
“Ai e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë”, shprehen udhëheqësit.
“Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u përfshirë në një proces diplomatik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë.
“Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”
Takimi i G7 përfundoi pas pak më shumë se një ore, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. Pjesëmarrës në takim, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin Presidenti Biden, kancelari Olaf Scholz i Gjermanisë, kryeministri Justin Trudeau i Kanadasë, Presidenti Emmanuel Macron i Francës, Kryeministri Mario Draghi i Italisë, Kryeministri Kishida Fumio i Japonisë, Kryeministri Boris Johnson e Mbretërisë së Bashkuar, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.