Lajme

Gadishulli Ballkanik preket nga rrymat e ftohta të ajrit, meterologia bën parashikim për në Shqipëri

Meteorologia, Lajda Porja bën me dije se gjatë natës ka patur depërtim të masave ajrore polare që janë drejtuar tashmë drejt vendeve të Ballkanit, duke sjellë menjëherë rënie të temperaturave.

Pjesa e parë e javës do të jetë tipike dimri. Në zonat malore temperaturat do zbresin deri në -3 gradë Celsius dhe maksimalet jo më shumë se 12-13 gradë. Të martën dhe të mërkurën priten reshje dëbore në zonat malore.

Në pjesën e dytë të javës pritet sërish rritje e temperaturave si dhe prezencë e reshjeve. Temperaturat pritet të ngjiten në 20 apo 21 gradë Celsius.

MË TË LEXUARAT

To Top