Lajme

Gati një muaj nga lüfta Rusi-Ukrainë/ Presidenti i Ukrainës: Jemi afër fitores!

“Ne po i afrohemi paqes, po i afrohemi fitores. Kjo l uftë nuk mund të jetë pa fitore. Kështu do të jetë. Ne nuk mund të ndalemi as për një minutë sepse çdo minutë ka të bëjë me fatin tonë, të ardhmen tonë dhe mbijetesën tonë.” është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video mesazh drejtuar kombit.

Ndërsa në një mesazh të postuar në Facebook, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi vendet anëtare të BE-së për mbështetjen e tyre, përveç Hungarisë, duke i bërë thirrje kryeministrit Viktor Orban të “marrë një vendim” për marrëdhëniet e tij me Rusinë.

“A hezitoni të vendosni nëse do të vendosni sanksione apo jo? Jeni në mëdyshje të vendosni nëse do të bëni tregti me Rusinë apo jo? Nuk ka kohë për të hezituar. Është koha për të vendosur ,” shkroi presidenti urkainas në postimin e tij.

MË TË LEXUARAT

To Top