Gazetari Erjon Skëndaj, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa po raportonte “live” përpara spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Ai ka deklaruar se shifrat e raportuara nga ministria e Shëndetësisë, lidhur me pacientët e shtruar në të dyja spitalet Covid, nuk janë të vërteta pasi sipas tij aktualisht janë 270 qytetarë në spuitale dhe jo 124 siç u tha sot në raportimin zyrtar.
Ndërkaq ai ka theksuar se kapacitetet në të dyja spitalet po ezu rohen, ndërsa shtoi se pacientët nuk po marrin sh ërbimin e duhur, pasi sipas tij nuk ka personel për t’i ushqyer dhe higjienizuar.
“270 të shtruar në të dyja spitalet Covid dhe jo aq sa thotë ministria e Shëndetësisë. Ministria kur thotë atë shifër i referohet vetëm personave që kanë rezultuar pozitiv.
Nuk tregohet realiteti. Në spitalin ku jam janë 7 të in tubuar dhe jo vetëm 4. Shifrat që jep ministria nuk janë të vërteta. Po ez aurohen kapacitete në të dyja spitalet. Janë 50 vende të lira në të dyja spitalet.