Lajme

Gazetari dhe burri i Rudina Xhungës: Ata që ankohen për çmimet në Jug janë paguar nga Mali i Zi dhe Greqia

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes dhe gazetari Dritan Hila është kundër atyre që ankohen për çmimet e larta në Shqipëri në plazhe e restorante përgjatë bregut.

Sipas tij ka media që financohen nga Mali i Zi dhe Greqia enkas për të çuar pushues në këto shtete duke nxirë turizmin në Shqipëri.

“Vlore….Plazhi plot, makiato me e lire se ne çdo bar periferik te Tiranes. Per fat, shqiptaret dhe italianet nuk lexojne portalet pocaqi qe financohen nga Mali i Zi dhe shoqerite qe çojne turiste ne Greqi dhe Turqi”, shkruan Hila.

Ndërkohë në përgjigje të ndjekësve të tij në Facebook, gazetari shkruan gjithashtu edhe se “dy gjiret e Lefkadës janë si dy pellgje me baltë në taban”, që atij nuk i bie më ndërmend të shkojë sërish.

Dritan Hila njihet për qëndrimet e tij të shpeshta pro qeverisë, por edhe për ‘reklamën e madhe’ që i bën sidomos Jugut të Shqipërisë.

Postimi i tij ka ngjallur reagime dhe komente të shumta, sic ndodh zakonisht me qëndrimet që mban Hila, që janë zakonisht në kundërshtim me pjesën më të madhe të shoqërisë.

MË TË LEXUARAT

To Top