Rozë

Gazetari i njohur: Viktor Zhusti, një figurant i Luana Vjollcës, pastaj thoni, pse e shembi ai Teatrin

Prezenca e aktorëve më të njohur të teatrit dhe filmave shqiptarë në promon e emisionit të moderatores Luana Vjollca, ka tërhequr vëmendjen në rrjet.

Luana Vjollca

Në një postim në Facebook, gazetari Ermal Mulosmani ka komentuar ‘shkrirjen’ e të gjithë figurës së Viktor Zhustit që në këtë promo shfaqet si një figurant i thjeshtë i moderatores që do të vijë me programin ‘Zemër Luana’.

Por nuk mbaron këtu. Pjesë e realizimit të spotit kanë qenë edhe Genc Fuga, Met Xhelili, Sokol Angjeli dhe Kastriot Çaushi. Zhusti e Fuga, përveçse aktorë janë edhe pedagogë në akademi, ndërsa Çaushi është rektor i Akademisë së Arteve.

“E pashë edhe këtë, Viktor Zhusti figurant i Luana Vjollcës! Pastaj thoni pse e shembi Ai Teatrin!”- shkruan Mulosmani.

Viktor Zhusti, Ali Pashë Tepelena dhe Bill Gates – Balkanweb.com – News24

MË TË LEXUARAT

To Top