Në datën 5 Shtator ka qenë Shenjterimi i Nënë Terezës, por shumë pak qytetarë shqiptarë e mbajnë mend këtë datë të rëndësishme.
Gazetari Klinton Zeqiraj, në një intervistë me qytetarët shqiptarë në Tiranë, na ka vërtetuar se kjo ditë është në harrëse dhe se shqiptarëve nuk i intereson shumë duke u shprehur se kanë hallet e tyre.
Por në ndryshim nga shqiptarët, disa të huaj që u intervistuan nga gazetari, ishin në dijeni të kësaj festë duke shpjeguar se kush ishte Nënë Tereza.
Një intervistë komike ka qenë edhe me një vajzë e cila i është drejtuar Nënë Terezës që t’i jepte mend njerëzve, ndërsa asaj disa para.
Klinton Zeqiraj: Çfarë do t’i luteshe ti asaj nëse do të kishe mundësi të lidheshe direkt nga “Instagrami”.
Qytetarja: Doja t’i jepte njerëzve mend, mbi të gjitha shqiptarëve.
Klinton Zeqiri: Po për vete?
Qytetarja: Por edhe mua një çikë, jo unë do doja lekë. Unë kam mendje, por s’kam lekë.
Klinton Zeqiri: Imagjino të kishte dhe lekë ti çfarë mund të bëje me mendjen që ke!
Qytetarja: Nuk do më shikoje këtu duke të të dhënë intervistë ty.
Një tjetër qytetar thotë se e kemi harruar këtë datë nga hallet.