Lajme

Gazetari Mero Baze në zi/ Pa mbushur të 40-tat nëna e tij humb dhe të atin: E mbajti fjalën tha do iki shpejt te nëna dhe ashtu ndodhi





Gazetari i njohur Mero Baze ka humbur sot babain e tij, pa mbushur ende të dyzetat e mamasë. Lajmin e trishtë bëri publik vetë gazetari, përmes një postimi në rrjete sociale.

Op-Ed – Gazeta Tema

Baze shkruan se, i ati e mbajti fjalën, sepse shkoi te nëna e tij, ashtu siç i premtoi para se ajo të ikte nga kjo botë. Kjo humbje ka shkaktuar dhimbje të madhe te gazetari, dhimbje e cila ende nuk ishte shuar nga një humbje e kobshme një muaj më parë.

“Vetëm 36 ditë arriti të jetojë pa nënën në këto 72 vitet e fundit që jetuan bashkë. Kur nëna iku më 1 dhjetor ai i tha se do shkonte tek ajo para të “dyzetave”. E mbajti fjalën. Iku kur deshi vet e siç deshi vet. Ashtu si ka bërë gjithë jetën”, shkroi gazetari pas humbjes së të atit.

Stafi ynë i shpreh ngushëllimet gazetarit dhe familjes Baze.





MË TË LEXUARAT

To Top