Në një intervistë për Frontal, Mustafa Nano nuk është zmbrapsur nga deklarata e tij që kosovarët kanë gj ak serbi.
Ai, madje ka mbrojtur edhe më shumë deklaratën e tij. Nano, në një intervistë për Frontal të Televizionit 7, ka ngritur disa pyetje kur u pyet nga gazetari se për deklaratën se “kosovarët kanë gj ak serbi”.
“Ku është pasaktësia e kësaj, ku është ma kthi i madh? Duke qenë se kemi qenë fqinjë për shekuj me radhe, nën pu shtime të njëjta, ato bizantine, serbe e më pas otomane, me siguri burra e gra edhe kanë fjetur me njëri tjetrin, kanë fjetur gratë kosovare me burrat serbë dhe anasjelltas, kjo është matematikisht e saktë për mua”, tha Nano për Frontal. Ai tha se në ditët e sotme, sipas tij ky fakt, është i zorshëm të pranohet.