Lajme

Gazetari nga Kosova: Linda Ramën dua ta shoh në krye të shtetit, ajo duhet të jetë Presidente

Gazetari Baton Haxhiu ka dhënë mendimin e tij për presidentin apo presidenten e vendit dhe ka dhënë dy alternativat e tij që mendon se vlejnë në këtë grup.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Haxhiu ka thënë se do të kishte dëshirë t’i shihte si presidente Lea Ypin ose Linda Ramën, dy figura interesante.

Për Lindën, Haxhiu thotë se është e pamundur pasi sipas tij, Linda Rama ka një moral të lartë dhe nuk i shkon mendja të hyjë në një garë të tillë kur bashkëshortin e ka kryeministër të vendit.

Blendi Fevziu: Kë do të shihje ti si presidentin e ardhshëm pavarësisht a pranon apo jo dhe pavarësisht nëse i shkon në mendje ta propozojnë apo jo?Baton Haxhiu:

‘Nëse do mendimin tim se kë do të kisha dëshirë unë janë dy njerëz për të cilët kam respekt të jashtëzakonshëm: Lea Ypi, Linda Rama.Linda Rama nuk mund të jetë se është gruaja më e rëndësishme që ka logjikën politike, që ka informacion të jashtëzakonshëm politik, ekonomik të gjitha.

Por nuk bëhet, nuk është çështje e dëshirës time. Për mua është një ndër figurat më të rëndësishme që ka shoqëria shqiptare.Linda ka moral të lartë publik dhe personal dhe jo që nuk i shkon mendja, por as nuk do të hyjë në një garë kur bashkëshortin e ka kryeministër.

Zgjedhja ime e dytë e mirë është Lea Ypi, është e kundërta e Ilir Metës, moraliste, e majtë, i duhet kësaj shoqërie, debatuese, grua. Pra janë dy femra, të cilat unë kisha pasur qejf që t’i ishin presidente’.

MË TË LEXUARAT

To Top