Lajme

Gazetarja Ambrozia Meta bën për një lek Ramën sërish, ja si e vuri me shpatulla pas muri/ Ai mbeti si… dhe nuk foli shumë

Edi Rama ka ngelur sërish ‘pa tekst’ nga pyetjet e gazetares së SYRI TV, Ambrozia Meta.

Ja kush është gazetarja që e bëri për 'pesë pare' Edi Ramën - Lajmet e  Fundit - FISHMEDIA

Rama i cili ka mbledhur sot gazetarët në takimin e radhës ku po bën pro pagandën e tij dhe po prezanton një platformë online ku pretendon të vlerësojë kandidatët e tij të ardhshëm.

Ndryshe nga hera e parë, ku përjashtoi SYRI TV, ditën e sotme stafi i Ramës ka vendosur të ftojë edhe gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta.

Gazetarja e SYRI TV e ka pyetur Edi Ramën në lidhje me kër cën imet që i janë bërë kryebashkiakes së Durrësit për të firmosur koncesionin prej 100 milionë eurosh që ti kalojë incineratorit të Tiranës, pastrimin e Durrësit.

I interesuar drejtpërdrejt në këtë çështje dhe atë të incineratorëve, Edi Rama ngeli ‘pa tekst’ duke mos dhënë asnjë përgjigje, por duke thënë një nga batutat e tij.

Duke qeshur me zor, Rama tha:

‘Ja si bëhet lajmin. I thotë Luli, i publikon Çimi dhe Ambrozia vjen e pyet’, dhe më pas deklaroi se mbrëmjen e sotme do të sqarojë këtë çështje me letra, duke mos dhënë asnjë përgjigje në lidhje me pyetjen, nëse ishte kërc ënuar kryebashkiakja e Durrësit apo jo.

Ambrozia Meta flet publikisht për incidentin me Kryeministrin Rama - TV  Mania

MË TË LEXUARAT

To Top