Rozë

Gazetarja e njohur, Alma Çupi e thotë troç: Vajzën e kam çuar jashtë Shqipërisë për shkak të mentalitetit

Në episodin e programit “Talk Love Story” në Tv Klan ishte e ftuar gazetarja e njohur Alma Çupi, drejtuese e programit “Histori Shqiptare”.

Alma Çupi ka treguar për eksperiencat e saj të dashurisë, por edhe për vajzën e saj.

Alma Çupi: Çdo gjë që bëhet në emër të dashurisë është për t’u përgëzuar. Dashuria është gjëja më sublime. Nuk ka rëndësi se ku e kërkojmë dashurinë, e kërkojmë në mal, fushë, Instagram apo rrjetet e tjera sociale apo në Love Story. Këta të rinjë kanë mundësinë të na japin edhe ne atë emocionin e dashurisë që ne si brez na është mohuar vazhdimisht. Në moshën e tyre ne nuk e kemi patur këtë fat. Mos dashuroni, ose ta marri vesh edhe familja. Ta shprehësh dashurinë kaq bukur.

Jo vetëm një herë njeriu duhet të dashurojë gjatë gjithë jetës së vetë. Është një guxim, sepse për fat të keq mentaliteti jonë është paragjykues. Sa kohë një shoqëri e paragjykon dashurinë do të thotë se kjo shoqëri ka akoma shumë rrugë për të bërë. Një nga arsyet që unë vajzën time e kam çuar me shkollim jashtë Shqipërie është pikërisht ky mentalitet mbytës.

Moderatori Eni Shehu ka “ngac muar” gazetaren duke i thënë se herën e fundit në karrigen e të ftuarit është ulur Robert Berisha, i cili është puthur me një prej konkurrenteve.

Promo Histori Shqiptare ne Fierze, Tropoje - Alma Çupi (18 Tetor 2020) -  YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top