Emisioni Fiks Fare faktoi skandalin mbi analizat që i bëhen ushqimeve në një laborator në Fier. Ku djathin dhe gjalpin e larë me ujë të lumit Gjanica e çojnë për analiza në laboratorin ” Vesa”, ku pas analizimit produktet dalin të pastër, pa ngarkesa mikrobike dhe të konsumueshëm.
Inve stigimi i emisionit Fiks Fare nisi me blerjen e djathit dhe gjalpit në një market të qytetit dhe pasi lahen në lumin Gjanica i ndotur nga ujërat e bardha dhe të zeza të qytetit , gazetarët i drejtohen Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Fier, të cilët e orientojnë gazetarin t’i bëjë analizat në laboratorin “Vesa”.
Punëtorja e laboratorit i jep bashkëpunëtorit të Fiksit dy fletë në të cilat shkruhet se do kryhen analizat për e -coli që do të paktën 18 orë të dali përgjigjia, si rrjedhojë e shkallës së vështirësisë së analizës.
Por sapo bashkëpunëtori i Fiksit dorëzon produktet dhe largohet punëtorja e laboratorit “Vesa” e telefon duke i thënë të kthehet, pasi do i japë një tjetër përgjigje që del më shpejt për 2 -3 orë që ta kishte për AKU-në. Bashkëpunëtori i Fiksit rikthehet në laborator ku merr përgjigjen për analizat fiziko kimike ,për kripën dhe lagështirën e produkteve. Sipas këtij laboratori në këto analiza ,era e produktit është e mirë po ashtu edhe shija.