Rozë

Gazetarja shqiptare degjeneron Vip-at që janë në ‘Big Brother’: Nuk ka Vip-a në Shqipëri, Vip-a janë ata që kanë shtëpi në Amerikë

Ne emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike moderatorja Erjona Rusi për të na folur rreth temës se si është të jesh i famshëm në Shqipëri ditët e sotme si dhe sa po ndikon fama e shpejtë tek të rinjtë. Erjona ndër të tjera shprehet:

Ajo që më shqetëson mua janë, marrim shembull dy të rinj dhe njërit prej tyrë i ati i dhuron makinë për ditëlindje ndërsa tjetrit nuk ka mundësi t’ja dhurojë dhe ai shkon, punon dhe e blen vet makinën e tij. Kush mendoni ju se e vlerëson më shumë atë që ka, ai që është munduar apo ai që i është dhuruar nga babai?

Çdo gjë që arrihet shpejt dhe pa mund ti nuk e vlerëson siç duhet dhe nuk ia di vlerën. Fama dhe vlera janë dy gjëra të ndryshme. Për t’u bërë i famshëm, mjafton që të dal mes rrugës lakuriq dhe e sigurt që për 24 orë të gjithë do të më njohin, do të duan të më intervistojnë se pse kjo grua u zhvesh lakuriq.

Bëhem e famshme, mundet që një kompani të më ofrojë reklama por çështja është se çfarë vlerë dhash unë. Ajo që kam vënë re sidomos te të rinjtë që arrijnë famën e shpejtë është se çalojnë te çështja e vlerave. Shumë njerëz nga këta që bëhen të famshëm shpejt bëhen narcist. Unë më bukur flas me një aktor që ka 40 vjet në skenë dhe është modest sesa me një të ri që është bërë i famshëm muajt e fundit.

Kush quhet VIP sipas Erjonës? Në Shqipëri nuk ka VIP-a më kuptimin e vërtetë të fjalës, VIP është ai që ka vilën në Los Angeles dhe ti nuk afrohesh dot as te restoranti ku ai pi kafen. Këtu tek ne nuk ka VIP-a të mirëfillt në kuptimin ndërkombëtar. Kam vënë re që kjo fama e shpejtë dhe e papritur është e papërballueshme, nuk dinë ta menaxhojnë, ka shumë pasoja.

Në Instagram unë përsonalisht nuk kam fuqi të merrem me të gjithë njerëzit, të ngarkon emocionalisht. Është një rëndesë e madhe psikologjike. Një nga gjërat që unë bëj të shtunë e të diel është që heq internetin sepse shkruajnë pafund, të lodh kjo gjë, imagjino një 20-vjecar që nuk është mësuar me shumë ndjekës dhe pastaj fillon e përballet, nuk e imagjinoj si mund të ndikojë tek ai kjo gjë.

ERJONA RUSI/ Unë jam k****, po ti çfarë je?! – AlpeBlog

MË TË LEXUARAT

To Top