Lajme

Gazetarja shqiptare qan teksa po raportohen nga shkolla/ Djali i saj që shkoi në klasë të parë i afrohet: Mami vër maskën se do më sëmurësh shokët

Bruna Kërçyku, gazetare e Top Channel në Elbasan raportonte sot live në “Wake Up”, fillimin e shkollës në shkollën “Bardhyl Popa”.

Situata e emergjencës nga COVID-19 në Shqipëri

Për Brunën ishte një ditë e veçantë sepse përveç se i duhej të raportonte nisjen e shkollës në Elbasan, duhej të përcillte edhe të birin në klasën e parë. Një moment emocionues për gazetaren e cila u përlot kur i biri i saj Reisi iu afrua për ta përshëndetur.

Në pyetjen e drejtuar djalit të saj sepse e ka vënë maskën, përgjigja e tij ishte e kam vënë maskën sepse ka koronavirus dhe nuk dua që të më sëmuren shokët e klasës.

Ashtu edhe si shumë nxënës të tjerë edhe Reisi kishte maskën e vendosur, çantën e shkollës dhe lulet për mësuesen e saj Gjithashtu Reisi u shpreh se e kishte marrë shumë malli për shkollës.

Koronavirusi në Shqipëri, 4 viktima dhe 168 raste të reja në 24 orët e  fundit. 7 të vdekur në Kosovë – A2 CNN

MË TË LEXUARAT

To Top