Lajme

Gazetarja zë ngushtë Elisa Spiropalin: Pas 10 vitesh në pushtet e kuptuar që ka ndërtime pa leje

Ministrja Elisa Spiropali është vënë pozitë të vështirë gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. Ajo u pyet për aksionin e fundit të shtesave pa leje në pallate.

Spiropali tha se ky është “një problem serioz të trashëguar”. Por gazetarja e VOA, Keida Kostreci i kujtoi se “kjo mazhorancë ka 10 vjet në pushtet”.

Spiropali u justifikua se “kjo ishte një punë e bërë në vjimësi”.Sërish gazetarja e VOA ndërhyri duke i shpjeguar se “kjo nuk shpjegon faktin pse tani pasi këto ndërtime kanë marrë disa vjet”.Gazetarja e VOA i kushtoi vëmendje edhe bazës ligjore ku qeveria po e mbështet aksionin. Për ndërtim pa leje në Shqipëri dënohesh sipas Kodit Penal.

Në këtë rast qeveria po hyn në marrëdhënie biznesi me ndërtuesit duke u ofruar atyre ta shesin pjesën pa leje. Ministrja e shmangu përgjigjen se për këtë “opozita mund t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese”.“Ne kemi një problem serioz të trashëguar sa u takon ndërtimeve pa leje në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ç’ka ka sjellë ndërtimin e një agjencie të tërë. Në kushte normale nuk do të ishte e nevojshme”, shtoi Spiropali.

MË TË LEXUARAT

To Top