Rozë

”Gënjeu se ishte sëmurë për të marrë para”/ Familja e Luizit reagon pas deklaratave të dy noterëve: Prisni të flasë ai

Në Fan Club ishin të ftuar dy noterë, Artan Treska (ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës) dhe Fatmir Laçej (nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve), të cilët treguan se pse Luizit i është hequr licensa e noterit.

Noterët pretendojnë se përmes një kërkese zyrtare në vitin 2018 Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra.

“M’u duk e habitshme kur e dëgjova. Nuk më erdhi mirë. Në fund të ditës ka qenë pjesë e komunitetit tonë dhe një noter nuk mund të gënjejë. Në dokument nuk ka cilësuar as tu mσr as asgjë tjetër. Vetëm probleme shëndetësore”, tha noteri.

Lajmet se Luizi mund ta ketë përdorur sëmυndjen dhe më parë për të fituar para kanë sjellë një reagim nga familjarët e tij.

Ato kanë bërë një status në rrjete sociale ku kanë shkruar se dikush po mundohet t’i prishë imazhin këngëtarit në një kohë kur ai nuk është prezent për të dhënë shpjegimet e tij apo për t’u vetëmbrojtur.

“Shume fjale te thena publikisht ne vendin jo te duhur dhe ne momentin e gabuar! Ne nje moment kur publiku do dhe vlereson nje Artist, dikush mundohet t’i uli dhe prishi imazhin! Nuk mund te flasim kaq kollaj nepër media e portale duke ngitur’ aku za’ pr nje person i cili se pari nuk eshte prezent dhe mbi te giitha s’ka mundësine dhe “lirine e fiales” te mbrohet e te japi shpjegimet e tij. Prandaj prisni njerez, çfarë ju nxiton? Koha eshte e shkurter dhe ditet e gjata”, shkruhet në reagim.

MË TË LEXUARAT

To Top