Gentian Zenelaj ka treguar me anë të një videoje postuar në mbrëmje sa i emocionuar është për të bijën. Arsyeja është një xhirim në të cilin e vogla merr pjesë dhe dubla e parë e saj, e ka bërë babai Gentin të preket shumë, teksa i thotë: Babi është këtu për ty. Ndërsa për publikun i shpreh me fjalë emocionet kështu: Dubla jote e parë o zemra ime. Sa shumë emocione kisha unë.
Genti ka treguar shpesh për të bijën dhe marrëdhënia me të është shumë speciale e kjo duket qartë. Në kaq vite karrierë, nuk dimë nëse Genti ka qenë ndonjëherë më i emocionuar se në këtë xhirim të së bijës, rrethuar nga atmosfera festive. SHIKO VIDEON KETU
Aktori Gent Zenelaj është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku shpesh herë ndan me ndjekësit video nga përditshmëria me vajzën e tij. Së fundmi ai ka publikuar një tjetër video, ku në fokus ka qënë nusërimi i tij. Vogëlushja e Gentit ka bërë nje eksperiment me babin duke shprehur të gjitha talentin për grimin në fytyrën e tij.
Pasi mbaron me buzët, shkon deri tek qerpikët dhe ja tek e keni Gentin si kurrë më parë, një nuse e vërtetë. “Më bëri nuse…Ps: ooo Zot larja e rimelit ishte ç’ishte”, ka shkruar Genti krah videos. Por, kjo nuk është hera e parë që Genti poston video me gocën në rrjetet sociale, të cilat shkaktojnë shumë të qeshura te ndjekësit e tyre.