Lajme

Gent Zenelaj tregon sa ka vuajtur nga varfëria vitet e para të martesës: Malore ishte e kemi nisur me…

Aktori i humorit Gentian Zenelaj ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta personale si dhe dha një leksion për ciftet e reja se si dashuria mes burrit dhe gruas mposht cdo gjë tjetër.

Gjatë rrëfimit për emisionin “Part Time”, Genti, i cili vetëm për pak kishte marrë rolin e “kamarierit” nuk i shpëtoi pyetjes se kush e bën ligjin në shtëpi.

I ndarë për të vendosur mes vetes, gruas dhe të bijës, aktori zbuloi se ishte e shoqja ajo që “bënte ligjin”. Pyetje: Kush e bën ligjin në shtëpinë tënde, ti, Aida, apo Aria?

Gent Zenelaj: Në shtëpinë tonë e bën ligjin gruaja, e cila ka dashur Zoti që të ishte Aida, kështu që gruaja. Në shtëpinë tonë e bënë ligjin gruaja.

Martesa ime ka qenë një malore, malore, malore, jo në aspektin e marrëdhënies time me Aidën, por realisht e kemi nisur me një shtëpi të palyer.

E kemi nisur me mobilje të kohës së Enverit dhe me një biçikletë. Ma beso që çdo gjë në këtë jetë e kam vendosur bashkë me Aidën.

Gentian Zenelaj e pranon publikisht: Në shtëpinë tonë ligjin e bën gruaja! – Revista Bordo

MË TË LEXUARAT

To Top