Lajme

Gjendja jo e mirë në Ukrainë/ NATO jep alarmin: Do të duhet të rrisim numrin e forcave

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se pu shtimi i Ukrainës nga Rusia ka krijuar një realitet të ri për sigurinë në Europë. Ai thotë se NATO duhet të jetë gati për këtë realitet.

Të mërkurën, udhëheqësit e vendeve të aleancës do të diskutojnë për masat konkrete që do të marrin për forcimin e sigurisë në periudhë afatgjatë.

Në to përfshihet “shtimi i forcave” në pjesën lindore të NATO-s, duke rritur edhe gatishmërinë. “Gjithashtu do të vlerësojmë për të shtuar edhe dislokimet e forcave ajrore dhe detare, si dhe f orcimin e sistemve raketore dhe atyre kibernetike”, tha Stoltenberg në konferencë për mediat.

I pyetur nga një gazetare ukrainase nëse NATO do të ndërhyjë në vendin e saj, Stoltenberg shtoi: “Përgjegjësia jonë është të mbrojmë vendet brenda aleancës. Po dërgojmë një mesazh të qartë, se jemi gati ta bëjmë këtë”.

Ai tha gjithashtu se us htria e Ukrainës sot është “më e madhe, më e f ortë, më e mirëpajisur dhe më e mirëtrajnuar sesa në vitin 2014”, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe nxiti separatistët në lindje të vendit.

NATO po organizon në Norvegji stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit. NATO thotë se stërvitja nuk ka lidhje me pu shtimin e Ukrainës nga Rusia, pasi ishte programuar për vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë.

MË TË LEXUARAT

To Top