Mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Log” në Abc News ishte mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero. Përgjatë ditëve të fundit, rastet e reja me Koronavirus janë ulur. Për këtë arsye Pipero u pyet nëse duhet të lehtësohen masat shtrënguese.
Mjeku tha se gjysma e dytë e janarit pritet të ketë një shtim të të infektuarve, prandaj duhet bërë kujdes.
“Mendoj se kjo është një sjellje fiziologjike e virusit, gjysma e dytë e janarit do të ketë një shtim të rasteve, por duhet të jemi të përgatitur dhe duhet që edhe për të paktën 2-3 muaj të jemi ale rt për të mundësuar uljen e d ëmit të këtij virusi”, tha ai.