Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki (me ish-kryeministrin Jaroslaë Kaczyński), kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri slloveni Janez Janša do të udhëtojnë sot drejt Kievit për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri çek përmes një postimi në rrjete sociale. ” “Vizita është organizuar në konsultim me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen”, thuhet në deklaratë.
”Qëllimi i vizitës është të konfirmojë mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian në tërësi për sovranitetin kombëtar dhe pavarësinë e Ukrainës. Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit” shkruan kryeministri çek në postimin e tij.