Banka qendrore ruse pritet të ndërhyjë me urgjencë në treg pasi monedha vendase, rubla ra në nivelet më të ulëta historike.
Guardian raporton se pikat e këmbimit valutor në Moskë kanë ndalura tregtimin e rublës me dollarë dhe euro. Një pikë e njohur këmbimi valutor tha se kanë ndaluar këmbimin para dy orësh, teksa monedha ruse është në rënie pikiatë.
Monedha, obligacionet dhe aksionet e Rusisë janë kudo në rënie. Perëndimi është angazhuar se do të godasë Moskën me sanksione që nuk janë parë ndonjëherë.
Edhe tregjet perëndimore janë lëkundur, ndërkohë që çmimi i naftës ka njohur rritje të menjëhershme.