Presidenti Zelensky e mbylli fjalimin e tij me një lutje të drejtpërdrejtë drejtuar presidentit amerikan Joe Biden.
“Jeta nuk ka kuptim nëse nuk mund të ndalohen vd ekjet. Dhe kjo është çështja ime kryesore si udhëheqës i popullit, ukrainas dhe si udhëheqës i kombit tim. Po i drejtohem Presidentit Biden:
Ti je lideri i kombit, i kombit tënd të madh. Të uroj të jesh lider i botës. Të jesh lider i botës do të thotë të jesh lider i paqes”, tha Zelensky në anglisht, duke përfunduar fjalën e tij.
Më herët nga fjalimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyyt:
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori duartrokitje të vazhdueshme nga ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara para fjalimit të tij virtual në Kongresin Amerikan.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hapi fjalimin e tij në Kongres duke lavdëruar trimërinë e popullit ukrainas dhe duke thënë se “fati” i vendit të tij po vendoset pikërisht tani në mes të pu shtimit të Rusisë’.
‘Kryeqyteti i Kievit është “nën sul met ajrore nga trupat ruse çdo ditë. Por ai nuk dorëzohet”, tha Zelensky, duke iu drejtuar Kongresit virtualisht, përmes një përkthyesi.
Ai tha se vendi i tij është “në luf tën më të keqe që nga L ufta e Dytë Botërore”. “Kam nderin t’ju përshëndes në emër të popullit ukrainas, popullit të guximshëm dhe liridashës, i cili për tetë vitesh po i reziston ag resionit rus,” tha ai.
“Tani, fati i vendit tonë është duke u vendosur. Rusia ka su lmuar jo vetëm ne, jo vetëm tokën tonë, jo vetëm qytetet tona, ajo shkoi në një ofensivë br utale kundër vlerave tona, vlerave themelore njerëzore”, tha ai.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të “bëjnë më shumë” gjatë asaj që është “koha më e errët” për vendin e tij.
“Në kohën më të errët për vendin tonë, për të gjithë Evropën, ju bëj thirrje të bëni më shumë. Duhen paketa të reja sanksionesh, vazhdimisht, çdo javë derisa të ndalojë makina us htarake ruse” tha ai në Kongresin amerikan.
Zelensky shtoi se SHBA duhet të sanksionojë të gjithë politikanët rusë “të cilët qëndrojnë në zyrat e tyre dhe nuk i ndërpresin lidhjet me ata që janë kundër Ukrainës”.
“Ju lutemi merrni drejtimin, nëse keni kompani në rrethet tuaja që financojnë makinën us htarake ruse. Duhet të bëni presion. Unë po kërkoj të sigurohemi që rusët të mos marrin asnjë qindarkë që ata përdorin për të shkatërruar njerëzit në Ukrainë”, tha Zelensky.
Ai tha gjithashtu se duhet të ketë “institucione të reja, aleanca të reja” për të ndaluar lu ftën.