Lajme

Gjendje alarmante nga Covid-19 në Gjermani/ Ja çfarë parashikohet të ndodh, lajm i keq





Autoriteteve shëndetësore në gjermane duket po u rrëshqet situata nga duart. Vendi i goditur nga vala e katërt e pandemisë, regjistroi një nivel rekord prej mbi 50 mijë infektimesh brenda 24 orësh.

Në Gjermani arrihen shifra rekord infektimesh me COVID-19 | Gjermania | DW  | 22.12.2020

Sipas Institutit Robert Koch, numri total i rasteve të konfirmuara deri tani ka mbërritur në 4.89 milionë, ndërsa i viktimave gati 97.200. Reinhard Sager, president i Asociacionit të autoriteteve lokale gjermane, i ka bërë thirrje industrisë së hotelierisë që të marrë masa më të ashpra për t’u siguruar se konsumatorët janë të testuar, të vaksinuar, apo të shëruar nga koronavirusi.

“Shqetësimi i humbjes së konsumatorëve potencialë duhet të jetë shumë më i vogël sesa shqetësimi për pasojat që mund të vijnë nëse ata vazhdojnë të bëjnë pak për të përmbushur detyrimet për kontrolle”, u shpreh ai për të përditshmen gjermane, Rheinische Post.

Tri partitë gjermane që janë duke negociuar për formim të koalicionit qeveritar në fillim të dhjetorit, janë pajtuar që të mos zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme, pavarësisht valës së infektimeve.

Ato paraqitën një projektligj që do të ndryshonte legjislacionin aktual për të mundësuar zbatimin e masave si vendosja e detyrueshme e maskave dhe mbajtja e distancës fizike në ambiente publike, deri në mars të vitit të ardhshëm.

COVID-19: Indikatori në Gjermani sërish nën 100 | Gjermania | DW |  29.01.2021





MË TË LEXUARAT

To Top