Në repartin Infektiv në pediatri janë të shtruar rreth 8 fëmijë, të cilat janë infektuar me koronavirus.
Mësohet se dy prej tyre ndodhen në terapi intensive për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Sipas informacioneve për Report Tv, fëmijët e shtruar në repartin infektiv të pediatrisë janë nga 2 deri në 12 vjeç. Deri tani në vendin tonë ka rreth 2.000 fëmijë të infektuar me koronavirus.