Ukraina është në l uftë pas sulmi t të Rusisë të nisur mëngjesin e sotëm, fillimisht ndaj bazave us htarake.
Ky është momenti kur raketat ruse fluturojnë në ajër dhe tanket të kalojnë pranë gazetarit të CNN Frederick Pleitgen që po raportonte ‘live’ teksa duket se po shkojnë drejt Ukrainës nga Belgorod, Rusi.
“Mund t’i shihni dhe t’i dëgjoni pikërisht tani. Jam në pikën e fundit, në anën ruse. Është një kolonë tankesh që po kalojnë. Mjetet e tyre janë shumë të pista, janë të mbuluara me baltë. Këto mjete po lëvizin përpara për në territorin e Ukrainës. Duket që mjetet usht arake të Rusisë po lëvizin drejt Ukrainës”, shpjegon gazetari i CNN, i vendosur në pikën e fundit në territorin rus.