Lajme

Gjermania ka nevojë për punëtorë në afro 148 profesione/ Mënyrat e aplikimit

Kjo darkë mund të kishte qenë një darkë e bukur. “Unë kisha rezervuar një tavolinë për të,” thotë në telefon pronari i restorantit, “por për fat të keq nuk kisha askënd që të gatuante”. Kjo histori tingëllon si shaka, por është në fakt serioze.

Në Gjermani mungojnë kuzhinjerët, ndihmësit në kuzhinë dhe forcat e shërbimit. Dhe nga mungesa e fuqisë punëtore nuk vuan vetëm gastronomia.

Trenat nuk nisen më sepse nuk ka trenista. Në aeroporte valixhet mblidhen sipër njëra tjetrës, sepse nuk ka dikë që të merret me shkarkimin. Në pikat e kontrollit të sigurisë udhëtarët shfryjnë nervat e ngritura kur humbasin fluturimin për shkak të rradhëve të gjata të pritjes, kopshtet e fëmijëve refuzojnë pranimin e fëmijëve, sepse mungojnë edukatorët.

Mungesa në 148 profesione Në një sondazh të bërë nga Dhoma gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, e cila përfaqëson interesat e miliona ndërmarrjeve nga industria, tregtia dhe shërbimet, 56 përqind e ndërmarrjeve ankohen për mungesën e puntorëve dhe e quajnë këtë mungesë si një nga rreziqet më të mëdha për biznesin.

Agjencia Federale e Punës ka rradhitur aktualisht mungesë fuqie punëtore në 148 profesione. 122 profesione të tjera ndodhen nën vëzhgim. Tetë muaj zgjat mesatarisht deri sa një strehimore të moshuarish të gjejë një punonjës kujdestar për shëndetin.

Firmat e ndërtimit duhet të llogarisin pritje gjashtë mujore deri sa të gjejnë një punëtor ndërtimi. Në të gjithë Gjermaninë janë shpallur vakant 1.7 milionë vende pune.

MË TË LEXUARAT

To Top