Lajmi i publikuar ne faqen tone, per berberin Aferdit Resuli qe do te qethte falas te gjithe ata qe nuk kane mundesi te paguajne, ka bere jehone dhe jashte qytetit tone.
Mengjesin e djeshem, berberi i siperpermendur ka qene i ftuar ne kanalin televiziv ABC, ku ka dhene nje interviste per nismen e tij te vecante te bamiresise qe ka cuditur jo pak ata qe e kane degjuar.
Theksojme se prej dy vitesh ai ka ofruar sherbim falas ne “Shtepine e te Moshuarve” ne Fier, si dhe ne Qendren Multifunksionale “Horizont” per femijet me aftesi te kufizuara.