Dy qytetarë të Skenderajt, në dy raste të ndara kanë gjetur para gjatë dy ditëve të fundit dhe i kanë dorëzuar ato në po lici për t’i kthyer te pronarët e tyre.
Sipas njoftimit të Poli cisë së Kosovës, dje (me datë 10.08.2022), qytetari Valdrin Fazliu në një vend parkim të qytetit kishte gjetur një kuletë me një sasi të konsiderueshme të parave dhe dokumente personale.
“Ai kishte dorëzuar kuletën në po lici në mënyrë që kuleta me paratë dhe dokumentacioni t’i ktheheshin pronarit. Pol icia ka identifikuar pronarin dhe më pas kuleta i është kthyer atij”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa sot (me datë 11.08.2022), gjatë shërbimit në një barnatore, një qytetari i kishin rënë një sasi e parave. Pronari i barnatores Xhevat Abazi kishte gjetur paratë dhe menjëherë kishte njoftuar policinë dhe i kishte dorëzuar paratë policisë për ta identifikuar pronarin.
Pol icia në këtë rast është në proces të identifikimit të pronarit që më pas paratë ti kthehen atij”, thuhet në njoftim.