Rozë

Gjesti heroik! Në Beirut Infermierja shpëton tri foshnje gjatë shpërthimit të djeshëm

Ndërsa Beirut-i u trondit nga një shpërthim masiv ditë e djeshme, një infermiere në spital u fotografua duke mbajtur tre foshnje të porsalindura dhe duke i mbrojtur ato nga dëmtimet. Kryeqyteti i Libanit pësoi dëme katastrofike pas shpërthimit të djeshëm, ku rrezja e dëmeve material shkoi deri në 10 km larg.

Pas shpërthimit, një infermiere, e cila ende nuk është identifikuar, arriti të siguronte dhe shpëtonte tri foshnje të porsalindura në një spital lokal. Fotografi që kapi momentin e quajti atë një “heroinë të vërtetë”, ndërsa fotoja është bërë virale dhe ka prekur zemrat e shumë njerëzve.

Raportet fillestare nga Agjensia Kombëtare e Lajmeve thanë se shpërthimi ndodhi në një depo me fishekzjarre në portin e qytetit. Ndërsa shkaku i saktë i saktë nuk është konfirmuar plotësisht, Presidenti i Libanit Michel Aoun ia atribuoi shpërthimin më shumë se 2,750 ton nitrat amoniumi të braktisur në magazinë.

MË TË LEXUARAT

To Top