Gjatë prime-t të kësaj të marte të “Big Brother VIP2”, banorët që shpallen më pak të preferuar nga votimi i publikut do të dalin në nominim.
Luizi Ejlli është shprehur sot se dëshiron që një prej emrave të jetë ai i Armaldo Kllogjerit. Këngëtari shpreson që ai të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Këtë temë ai e bisedoi mëngjesin e sotëm, teksa ishte në oborr me Shpatin, banorin më të ri të “Big Brother VIP2”.
Luizi u shpreh se Maestro ia ka neveritur me veprimet e kryera, duke përmendur rastin kur i tha Oltës të nxirrte në nominim Kiarën. Sipas Luizit, Maestro nuk ka b urrëri dhe është fri kacak.
“Do Zoti, ma heq qafe Maestron. Ma ka nerveritur me atë që ka bërë. Nuk ka lidhje me lojë fare. Prej teje e pres, nga ai jo se jemi 66 ditë bashkë. E di shumë mirë kur ka qenë i zhytur, e kam marrë e kam nxjerrë.
E kam ndihmuar, ça nuk i kam bërë. Tani që i vjen një rast, i thua Kiara asaj. Ik ere, ik pi rdhu me gjithë zarf, pa burrëri.
E ndjeu veten në rrezik, më fut mua more. Është kokrra e burracakut, është normale që të gjithë kanë interesin e vet por kur ke variant tjetër zgjidh atë”, tha Luizi.