Rozë

”Gjyqi i dytë për Luizin”/ Kjo iu tha nga Arbër Hajdari për atë që ndodhi me Kiarën

Eva Alikaj ka mare fjalen dhe ka dashur te zbuse: “Nuk isha e pranishme ne fakt por do reagoja si Kiara sigurisht. Megjithate, nese Luizi kerkon falje, Kiara duhet ta fale ne fakt”.

Nderhyn Olta: “Kiara ka treguar ne kete situate me shume se sa 2 muaj e gjysme ketu. Tregon dashurine dhe se eshte emocionale dhe e vertete. Ndryshe nga Luizi qe thote se do te garoj deri ne fund pa limite. Ne jetojme ne nje shoqeri mas kiliste. Akoma mendojme se ai qe te r reh te do… nuk jam dakord me kete sjellje te Luizit. Kiara eshte oportunitet per te. Ai zgjedh dhe Kiaren te behet lojtar. E beri te qaj!”

Cfare ndodhi – Një zarf i zi ka ardhur në shtëpinë e Big Brother. Menjëherë banorëve u ka shkuar mendja se zarfi ka të bëjë me Luizin, pas veprimit që ai bëri dje ndaj Kiarës duke shkaktuar tension.

“Ia dole”, i tha Luizi Kiarës teksa ndodheshin në dhomën e grimit. “Për ça ia doli?”, e pyeti Olta Luizin ndërsa ky i fundit i tha se e di ai dhe Kiara. Kiara nisi të qajë dhe u mbyll në tualet. Luizi shkoi ta qetësonte dhe i tha se me sjelljen e saj po i prish punë vetes dhe marrëdhënies së tyre.

Kiara ka qenë shumë e tensionuar pasi Luizi bëri që të prishte lojën, të cilën vajzat nëse do të fitonin do të merrnin avantazh. Kiara ka qenë gjatë gjithë ditës e tensionuar dhe ka qarë madje pasi Luizi e kishte mbështetur te lavamani dhe nuk e linte dilte.

Ai i tha pak më parë Kiarës: E provove që i çoj njerëzit në limite, teksa kjo e fundit i thotë ik e mos hajde më.Pas situatës së krijuar në tualet, Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një diskutim të ashpër me Luizin.

Ajo i tha Luizit që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.Ndërkohë, Luizi i tha Kiarës se nuk i bëri asgjë, as nuk e preku, po thjesht po qëndronte te lavamani. Ajo tha se nisi të qante sepse nuk po merte dot frymë dhe se pavarësisht kësaj, Luizi nuk e mori mundimin të largohej nga aty.

MË TË LEXUARAT

To Top