Mos e lini mëngjesin pa ngrënë është këshilla e përjetshme e nënave dhe gjysheve. Shpesh konsiderohet si një nga vaktet më të rëndësishme të ditës i cili ju mban të ngopur e të fortë për gjatë gjithë ditës.
Por si qëndron e vërteta për këtë vakt të ditës? A është vërtetë mëngjesi kaq i rëndësishëm për t’u konsumuar?
Zgjidhni ushqimet dhe jo vakti Kjo është e vërtetë dhe funksionon për persona të caktuar edhe sipas ekspertëve. Nëse nuk keni dëshirë të konsumoni një vakt të plotë sapo zgjoheni në mëngjes për disa persona mund të jetë e pranueshme.
E rëndësishme është të zgjidhni se çfarë do të konsumoni në mëngjes. Në vend të një pjatë të mbushur me petulla apo drithëra me sheqer, zgjidhni të konsumoni shumë proteina.
Mjafton një gotë me lëng frutash apo një frut për të mbushur stomakun tuaj plot me shëndet. Nëse konsumoni që në mëngjes ushqime të pasura me fibra do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë dhe kjo do të ndihmojë më energjinë tuaj gjatë gjithë ditës.
Nga ana tjetër nëse e detyroni veten të mos konsumoni mëngjes edhe kur keni uri rr ez ikoni të ulni nivelin e sheqerit në gja k që prek më pas prodhimin e insulinës duke shkaktuar një sërë problemesh në trupin tuaj. Kur qëndroni shumë pa ngrënë do të ndiheni të lodhur, trupi juaj do të sforcohet më shumë dhe kjo pa dyshim që është e dëm shme. Në rast se nuk po praktikoni një regjim strikt, atëherë lënia e mëngjesit pa ngrënë në këtë rast do të ishte shumë e dëmshme për organizmin dhe do t’ju bënte të irritoheshit më shpejt gjatë ditës tuaj.