Të Mërkurën në mbrëmje, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berlin kryeqytetin e Gjermanisë. Si raportohet një vajzë është gjetur e pajetë në katin e tretë të një pallati.
Pallati ndodhet në zonën e Köpenicker Landstrasse. Vajza është gjetur e pa jetë nga gjyshja e saj. Ajo kishte pla gë të shumta në trup.
Mjekët nuk mund të bënin gjë për të, pasi vajza kishte ndërruar jetë para se të shkonin for cat e shpëtimit.
Sipas informacioneve të ”BILD”, prindërit nuk dihet se ku janë. Fqinjët kanë thënë se i dëgjuan ata të debatonin dhe më pas kishin dalë të dy nga shtëpia, por kanë menduar se kanë marrë edhe vajzën e vogël me vete.
Po ashtu e ditur bëhet se po punohet për t’u zbardhur e plotë kjo ngjarje kaq e rëndë.