Një gjyshe ka mundur koronavirusin edhe pse është 120 vjeçe. Kjo histori ka habitur të gjithë botën. Gjyshja turke e cila ka 12 fëmijë dhe më shumë se 100 nipa dhe mbesa.
Gjyshja 120 vjeçe jeton në fshatin Ortabag në Uludere, një rajon i provincës juglindore turke të Sirnak. Ajo u shtrua në Spitalin e Sirnak.
Ajo ka falenderuar mjekët që i shpëtuan jetën. Ajo i tha ”Anadolu Agency”:
Ata u kujdesën shumë për mua këtu. Falë përpjekjeve të tyre, u bëra mirë. ”
Halime Encu, 65 vjeç, tha:
Vjehrra ime zakonisht ha vetëm produkte bio. Ajo u shërua pasi mori vëmendje shumë të mirë mjekësore. Zoti i bekoftë mjekët dhe infermierët që u kujdesën për të. Kam mbjellë gjithmonë ato që kam mbjellë në tokën time.”
Mjeku shtoi se Menica, gruaja 120 vjeçe turke duhet të vazhdojë të kujdeset për shëndetin e saj gjatë javëve të ardhshme, pasi ajo është ende e dobët, por ekipi i spitalit beson se ajo është mjaft e mirë për t’u lënë në shtëpi nën kujdesin e familjes së saj.
Burimi: Daily Star/ Përktheu dhe përshtati: Gazeta Korrekte.