Gjystja dhe Sokoli kanë bërë një veprim për t’u duartrokitur.
Gjyste Vulaj dhe Sokol Vulaj kanë bërë një veprim që shkon në të mirë të komunitetit.
Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj kanë mbuluar koston e rregullimit të shkollës “Mahmut Lekic”, që kushtoi 1150 euro.
Meqë jemi në periudhën kur po përballemi me pandeminë COVID-19, ata dhuruan edhe aparate dezinfektues.
“Falenderojmë Gjyste dhe Sokol Vulaj për kontribut që i dhanë shkollës sonë, paraleles në Sukruq. Ata blenë dhe vendosën pllakat në hyrje të shkollës dhe te shkallat. Vlera e donacionit 1150€. Përveç këtyre, ata kanë vendosur edhe dy aparate dezinfektuese (antibakterial) për duar me senzor”, thuhet në njoftim.