Granit Xhaka u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes Francë-Zvicër, e vlefshme për 1/8 finale të “Euro 2016”. Shqiptari i Arsenalit e surprizoi trajnerin e tij. Ai ndërhyri në mes të konferencës për shtyp pas kualifikimit hisotik në çerekfinale të Europianit dhe nuk hezitoi t’ia jepte atë çmim Petkovic.
Një veprim që nënkupton se ai e ka meritën e përmbysjes epike ndaj kampionëve të botës dhe eliminimit të tyre me penallti, pas 120 minutash lojë plot momente dramatike. Pas ndeshjes, kur mori MPV dhe foli për mediat, Xhaka nënvizoi: “Fantastike, ne mund të kishim shkuar 2-0 në 90′ minuta dhe ta përfundonim ndeshjen, por penalltia e gabuar na bëri të vuanim shumë. U kthyem në lojë në finale duke treguar një forcë të madhe mendore, nuk di çfarë të them.
Ne barazuam për dhjetë minuta, pastaj te penalltitë ndjemë emocione fantastike. Sonte kemi shkruar historinë, të gjithë duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë. Ku janë ata që nuk donin të vinin bast për ne? Tani të gjithë e dinë kush është Zvicra. Tani kemi një ndeshje të madhe kundër Spanjës, na duhet një paraqitje edhe më e mirë se sot”.