Dita e trembëdhjetë e grevës së urisë nga gratë naftëtarë të Ballshit ka shkaktuar kaos dhe gjithashtu ka sjellë probleme të medha shëndetësore.
Gratë thonë se nuk do të dalin nga greva e urisë pa marrë trembëdhjetë pagat e prapambetura të cilat shprehen se i kanë fituar me gj yq. Ato i bëjnë thirrje Edi Rmës të dëgjojë zërin e tyre përndryshe do të qëndrojnë atyre deri në vde kje. Gratë naftëtare i kërkojnë deputeteve të parlamentit që të shikojnë se në çfarë gjendje janë ato.
Ato shprehen:
Zëri ynë nuk po dëgjohet. Nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje. Nuk dalim që këtu. Do të rrimë deri në vdekje. Fëmijët i kemi lënë në shtëpi na shikojnë vetëm nga televizori. Përditë po ndihemi më të dobëta. Nuk jemi gra për show, lu ftojmë për bukën e fëmijëve. Zoti kryeministër jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator. Të kthehet në qeveri humaniste për nënat.