Qeveria greke ka marrë vendimin që bazuar të dhënat epidemiologjike, është vendosur që nga data 17 gusht për hyrje.
Greqi bëhet e detyrueshme testi (PCR) për Covid-19, i cili duhet të jetë bërë deri në 72 orë para, kjo vlen për shtetet si: Suedia, Republika Çeke, Belgjika, Spanja dhe Hollanda.
Sa i përket kufijëve tokësor, ku merr pjesë edhe Shqipëria është vendosur që nga data 17 gusht bëhet i detyrueshëm testi PCR që të jetë para 72 orësh. Ky urdhër është për të gjithë shtetasit përfshirë edhe ata grek që duan të shkojnë në vendin e tyre.
Ndër të tjera është vendosur që në doganën e Kakavijës do të lejohen të futen deri më 750 persona në ditë.