Autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë vendin për tre ditët e ardhshme për shkak të temperaturave të larta që priten.
Mediat raportojnë se Greqia do të pushtohet nga temperatura ekstreme duke filluar nga dita e nesërme deri të shtunën.
Pritet që temperaturat të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, gjë e cila sipas autoriteteve mund të shkaktojë probleme shëndetësore për një kategori qytetarësh, siç janë të moshuarit.
“Rritja e temperaturës do të nisë nesër të enjten nga perëndimi dhe do të vazhdojë të premten. Të shtunën temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë në Greqinë perëndimore dhe veriore, por do të mbeten të larta në të gjitha rajonet e tjera. Vlera maksimale parashikohet të arrijë në 40 deri në 41.
Nderkohe, nga sot vendi ynë do të futet gradualisht në periferi të valëve të nxehtit afrikan me epiqendër në brigjet Greke. Sipas Meteoalb kjo do të bëjë që pjesa më ë madhe e territorit të jetë ne ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.
Më të dukshme vranësirat paraqiten gjatë orëve të pasdites dhe natës. Po ashtu, lagështira e lartë në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet shumë në disa zona të ultësirës perëndimore.