Lajme

Greqia vendos masa të rrepta për Covid-19/ Rregullat e reja për udhëtime, janë këto

Prej ditës së sotme dhe deri më 10 janar kushdo që do të futet në Greqi, pavarësisht nëse është i vaksinuar apo jo, duhet të ketë me vete një test negativ PCR brenda 72 orëve ose një rapid test të bërë brenda 48 orëve.

“Ndalimi i përkohshëm i hyrjes në vend të të gjithë shtetasve të vendeve të treta nga çdo pikë hyrjeje në vend dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore, për arsye paraprake të mbrojtjes së shëndetit publik nga më tej COVID-19 në territorin grek”, shkruhet në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë.

Por, Ministria e Shëndetësisë së Greqisë ka bërë disa përjashtime nga ky vendim.

Përjashtimi i parë lidhet me shtetasit e vendeve të Bashkimit Europian. Të gjithë ata do të mund të futen në Greqi pavarësisht kufizimeve të mësipërme, raporton abcnews.al.

Megjithatë, hyrja në Greqi për këta shtetas do të bëhet me kushte. Kushti i parë lidhet me plotësimin e një formulari në adresën: https://travel.gov.gr para se të paraqiten në pikën e kalimit kufitar.

Pas plotësimit të këtij formulari, sistemi do t’ua dërgojë automatikisht atyre aplikimin në e-mailin e dhënë, të cilin më pas do t’ja tregojnë policit në momentin e kalimit të kufirit. Pa këtë formular, askush nuk do të mund të futet në Greqi.

Të gjthë ata që do të futen nga vendet e treta duhet të kenë një test PCR negativ të bërë gjatë 24 orëve të fundit. Testi është kusht përgjatë periudhës 19 dhjetor 2021- 10 janar 2022 pavarësisht certifikatës së vaksinimit.

Duhet kujdes i veçantë nga udhëtarët që testin e PCR ta bëjnë në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Shëndetësisë pasi të dhënat kalojnë në system dhe më pas verifikohen edhe nga agjentët në kufi.

Greqia regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve me COVID-19

MË TË LEXUARAT

To Top