Jeta nuk ka qenë e lehtë për aktorin kanadian, Keanu Reeves. Ai përjetoi një go dit je të fortë kur shoku i ngushtë, aktori River Phoenix v di q në 1993.
Në vitin 1995, kur Reeves ishte vetëm 31 vjeç, ai ishte në kulmin e karrierës së tij dhe duke e sh fry tëzuar atë në maksimum.
3 vite më vonë, Keanu njihet me aktoren amerikane Jennifer Syme, duke e konsideruar edhe si “dashuria e jetës së tij”. Syme mbeti shtatzënë në vitin e parë të lidhjes së tyre, por jeta kishte plane të tjera për ata të dy.
Jennifer lindi më 24 dhjetor 1999, një vajzë që ajo dhe Keanu planifikuan ta quanin Ava Archer. Por, fatkeqësisht, foshnja lindi e pajetë. Syme ra në depr esion pas lindjes, ndërsa aktori kishte ende karrierën e tij për të hequr mendjen nga gjërat.
2 vite pasi humbet foshnjën, Jennifer u përplas për vd ekje në një aks id ent me makinë. Nga ajo ditë, jeta nuk ka qënë e njëjta për Keanu.
Edhe pse aktori ka qenë gjithmonë i rezervuar për jetën e tij personale, 56 vjeçari vendosi të fliste për humbjen e Jennifer dhe Ava-ës në një intervistë në 2006.
“Kur njerëzit që do ikin, ti je vetëm. Më mungon të jem pjesë e jetës së tyre dhe më mungon kur ato ishin pjesë e jetës sime. Pyes veten si do të ishte e tashmja nëse do të ishin këtu. Çfarë mund të kishim bërë së bashku. Më mungojnë të gjitha gjërat e mëdha që nuk do të jenë ku r rë.”