Bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha, është mjaft aktive në rrjete sociale.
Ajo publikon herë pas here momente pranë njerëzve më të dashur.
Pak minuta më parë, ajo ka ndarë disa foto mjaft të veçanta dhe prekëse krah babait të saj nga dasma e saj. Ajo ka zgjedhur dy momente teksa ai e shoqëron drejt Sinanit dhe kur e puth në ballë, për t’i uruar ditëlindjen.
“Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im BABI! Të dua shumë”, shkruan ajo në foto. Ajo ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët i urojnë ditëlindjen babait të saj.