Ata janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar. E kemi fjalën për Ledri Vulën dhe partneren e tij, Sara Hoxha.
Pak ditë më parë Sara bëri një pyetësor ku një nga pyetjet e ndjekësve të saj ishte sepse ajo e ndiqte Ledrin kudo nga pas nëpër koncerte dhe partnerja e reperit të njohur u përgjigj se ky konstatim nuk ishte aspak i vërtetë.
Por në datat 2-3 korrik në Zyrih do të mbahet një koncert me 16 këngëtarë shqiptarë ku mes tyre do të jetë edhe reperi Ledri Vula i shoqëruar sigurisht nga partnerja e tij Sara.
Pra syrit të vëmendshëm të fansave të reperit nuk u shpëton asgjë…