Leximi

Gruaja shqiptare bleu një xhaketë te “Gabi” dhe kur e lan nuk u beson dot syve nga ajo që gjeti

Ishte e fiksuar pas rrobave në tregun e vjetërsirave dhe shkonte pothuaj çdo ditë.

FOTO/ Blinte te gabi në Elbasan, si e surprizoi xhaketa e vjetër ...

Ky ves, në këto vite është shoqëruar edhe kosto financiare, e madje ishte kthyer në konflikt për shtëpinë.

Por E.B me banim në Elbasan i ka rënë “llotaria rome” këto ditë. Si përherë, edhe këtë radhë ajo nuk po kthehej duar bosh.

Kishte blerë një xhaketë firmato për ta përdorur në dimër. Madje kishte zhvilluar edhe një debat me romen se nuk po ia ulte pak çmimin edhe pse ishte kliente e përhershme e saj.

FOTO/ Blinte te gabi në Elbasan, si e surprizoi xhaketa e vjetër ...

Ka vendosur që ta lajë, por i ka kontrolluar instiktivisht xhepat para se ta fusë në lavatriçe. S’u ka besuar syve. Në njërin xhep ka gjetur një unazë.

Po. Një unazë të vërtetë dashurie. Argjend i bardhë me një gurë në kurorë, punuar bukur, ndoshta me porosi.

Gruaja nga Elbasani blen rroba te “Gabi”, befasohet nga ajo që ...

Gruaja nuk u ka besuar syve. Madje, fillimisht nuk ka qenë e sigurt për thesarin që ka gjetur.

Ndaj ka nxituar shpejt tek argjendari. Atje ka mësuar se zotëronte një unazë me gur Swarovski. Një unazë që kushtonte të paktën 500-600 mijë lekë të vjetra. Pastaj e gëzuar është kthyer dhe ka festuar në familje.

Gruaja nga Elbasani blen rroba te “Gabi”, befasohet nga ajo që ...

MË TË LEXUARAT

To Top