Lajme

Gruan e fuqishme të Gjermanisë Merkel s’e keni parë kështu më parë/ kancelarja Merkel shfaqet e pikëlluar/ Kjo e keqe po ndodh dhe ajo s’po mundet ta kontrollojë

“Ne duhet të respektojmë rregullat dhe të informojmë për rregullat”, tha Merkel të martën, 18.8.2020, gjatë një vizite në Dyseldorf.

Merkel e shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid 19

Ajo tha se është shumë e nevojshme që të shtohen kon trollet për maskat dhe ruajtjen e distancës. “Në këtë moment ka përparësi ruajtja e vendeve të punës dhe mbajtja hapur e shkollave dhe kopshteve”, tha kancelarja.

“Jemi në pandemi. Virusi është këtu,” tha kancelarja gjermane. Sipas saj rritja e lëvizshmërisë dhe shtimi i kontakteve sociale kanë bërë që javën e shkuar të dyfishoheshin rastet me Covid.

“Ky është një zhvillim që nuk duhet të vazhdojë kështu, e të cilin duhet ta zbusim”, theksoi Kancelarja. Ajo tha më tej se shtimi i rasteve me Covid ishte shkaktuar nga pushuesit e kthyer dhe nga festimet e shkujdesura.

Sipas institutit Robert Koch, numri i infektimeve në Gjermani gjatë shtatë ditëve të fundit (deri më 18.08.2020) është rritur gjithsej me 7 391 raste. Në raportin e datës 11.08.2020 numri më i madh infektimve nga jashtë, vinte nga Kosova.

Germany's Merkel pictured wearing mask in public - ABC News

MË TË LEXUARAT

To Top